Projektet http://www.mediaconsult.al/wp-content/uploads/2018/12/proj.jpg

Projektet

Toka Jonë

I punuar me përkushtim të madh, ky dokumentar emblematik që pasqyron bujqësinë e Kosovës në gjithë vendin gjendet në të gjitha Ambasadat e Kosovës nëpër botë, duke iu dhënë mundësinë shumë të interesuarve që të shohin për së afërmi zhvillimet e jashtëzakonshme që po ndodhin në bujqësi.

KEK gjatë 2018 dhe planet për 2019

Zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës gjatë vitit 2018 dhe planet për vitin 2019. Akterët kryesor të ndërmarrjes shpalosin për herë të parë, planet e padëgjuara deri më tani.

Mbështetja e fermerëve përmes granteve investive

Ky dokumentar tregon se si fermerët arritën të kenë sukses pasi u mbështën me grante investive. Dokumentari pasqyron punën e ekipeve për të analizuar dhe verifikuar gjendjen e fermerëve.

 

Për një jetë me ajër të pastër

Ky dokumentar pasqyron përpjekjet titanike të Koorporatës Energjetike të Kosovës për të ulur ndotjen e ambientit nga termocentralet. Me anë të këtij dokumentari tregohen të gjitha detajet e punës për vendosjen e filtrave në Termocentralin Kosova A.

 

Femrat në bujqësi

Nuk janë vetëm gjinia mashkullore ajo që ka shënuar suksese në rritjen e sektorit të bujqësisë. Një fuqi të madhe këtij sektori ia kanë dhënë edhe femrat, të cilat me përkushtimin e madh të tyre dhe me mbështetjen e USAID-it amerikan kanë arritur sukses në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, duke u bërë faktor të rëndësishëm në rritjen e mirëqenies ekonomike.

 

Hapat e ndryshimit

Dokumentari Hapat e ndryshimit tregon për përpjekjet maksimale të Ministrisë së Bujqësisë për të modernizuar sektorin e bujqësisë. Pas ndihmës së pakursyer përmes subvencioneve dhe granteve, ka përfunduar një projekt madhështor, atë të ndërtimit të pikave grumbulluese që mundësojnë ruajtjen në formë të freskët të pemëve dhe perimeve të fermerëve të Kosovës.

 

Suhareka thesar i paeksploruar

Dokumentari iu ofron informacione të shumta rreth mundësive që i ofron ky qytet për investime, turizëm e shumë sektorë të tjerë.

 

Zbutja e varfërisë përmes zhvillimit të qëndrueshëm

Ky dokumentar i punuar për Caritas Luxembourg tregon për një numër projektesh që kjo organizatë ka realizuar në Kosovë. Aty mund të mësoni se si ka ndryshuar gjendja nëpër shkolla, se si shumë amviseve u është ndryshuar jeta përmes projekteve të ndryshme bujqësore etj.

Marrja e mostrave të tokës dhe analizat

Analizat e tokës u mundësojnë fermerëve që të nxjerrin rendimentet më të mira. Kjo storje tregon gjithë procedurat e kryerjes së analizave dhe rëndësinë që kanë ato për zhvillimin e bujqësisë

Rëndësia e të ushqyerit të lopëve qumështore

Pos mbajtjes, ushqyerja e mirë lopëve qumështore të japin më të mirën si në qumësht ashtu edhe në mishin kualitativ.

Prodhimi i qumështit

Kjo storie televizive u jep mundësinë fermerëve që si veprimtari të tyre kanë mbajtjen e lopëve qumështore të mësojnë nga ekspertët, se si mund të arrijnë që qumështin ta kenë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Këshilla për bletar

Për të mësuar për mënyrën më të mirë të rritjes së bletëve, storja në vijim u ofron të gjitha detajet.

Fusha me dredhëza

Dredhëza është kultura që më së shpejti ka arritur ta zëvendësoj importin në Kosovë. Përmes storjes në vijim mund të merrni mësime se si duhet kultivuar dredhëza dhe cilat janë masat që fermeri duhet ti ndërmarrë për të pasur dredhëza sa me kualitative.

 

Mbarështimi i kafshëve

Storja në vijim tregon për mënyrën e mbarështimit të kafshëve me qëllim të rritjes së kopesë.

Përgatitja e silazhit

Një prej ushqimeve më të rëndësishme për kafshët është silazhi. Storja e mëposhtme tregon gjithë procesin e përgatitjes dhe rëndësinë e silazhin tek lopët.

Perimet në serra

Mbjellja e perimeve në serra paraqet një prej faktorëve të rëndësishëm për bujqit,

Pemishte me mollë

Pse duhet pasur kujdes në mënyrën e mbjelljes së mollëve?, Cilat sëmundje janë më të pranishme?, ndiqni storjen në vijim dhe mësoni detaje interesante.

Pemishte me arrë

Pse është e rëndësishme pozita gjeografike për mbjelljen e fidaneve të arrë?, ndiqni storjen në vijim.

Merrni këshilla nga këshilltari juaj i bujqësisë

Marrja e këshillave nga këshilltari i bujqësisë janë një prej formave më të rëndësishme që projekti juaj të ketë sukses.