Siguria e Ushqimit në Kosovë http://www.mediaconsult.al/wp-content/uploads/2019/04/Foto-1.jpg

Bashkimi Evropian ua lehtëson bujqve punën në menaxhimin e fermës

Bashkimi Evropian por investimeve të realizura, ka organizuar edhe trajnime përmes të cilave shumë fermerë kanë nisur përdorimin e softuerit për menaxhimin e blegtorisë në Kosovë.

Për fermerin Fidan Krasniqi, aplikacioni softuerik ka ndikuar që të ndryshoj mënyra e përcjelljes së gjendjes së kafsheve, e cila deri në momentin e instalimit dhe nisjes së përdorimi të aplikacionit gjendja e kafshëve është përcjellë në mënyrë manuale, ku të gjitha veprimet janë regjistruar në libër dhe i gjithë ky proces u ka marrë deri në 4 orë brenda ditës, përderisa tash u duhet vetëm një orë në ditë.

“Ky aplikacion në momentin që është instaluar na ka ndihmuar shumë në lehtësimin e punëve për mbajtjen e shënimeve të fermës. Aplikacioni i tillë të mundëson të kesh sukses më të madh në këtë veprimtari. Për secilën lopë që e shihni këtu në fermë kemi shënime prej momentit kur ka ardhur në jetë, është rritur, është mbarësuar, sa ka prodhuar qumësht, kush ka qenë nëna, materiali biologjik me të cilin kemi bë mbarështimin prej nga ka ardhur. Tanimë kemi një lloj pedigre-je për secilën lopë në këtë fermë, gjë që neve na bënë si fermë më të suksesshëm, po ashtu na ndihmon në rritjen e prodhimtarisë së fermës, sepse janë disa parametra të cilat na ndihmon shumë aplikacioni për t’i kontrolluar. I jemi falënderues Bashkimit Evropian që është financues i këtij aplikacioni. Presim që në të ardhmen të avancoj ky aplikacion, sepse ka edhe forma tjera të cilat ndërlidhen me aplikacionin si p.sh mikro çipimin e kafshëve”, ka deklaruar fermeri Fidan Krasniqi.

Ky aplikacion softuerik i cili gjatë aktiviteteve të projektit është shpërndarë në 136 ferma, përfshirë edhe në 20 ferma nga komuniteti serb në pjesën veriore të Mitrovicës është softuer i dizajnuar për t’u përdorur në fermë nga vetë fermerët.

Në këtë aplikacion janë të përfshira lista e kafshëve, kategoritë e kafshëve të caktuara, gjendja e kafshëve, datën e lindjes, momentin prej kur është vendosur kafsha në fermë, raca e kafshës, mosha, të dhënat për riprodhimin dhe prodhimtarinë e kafshës.

“Aplikacioni softuerik përpos që mund të përdoret në kompjuterët personal, mund të përdoret edhe në telefonat e mençur që e bënë edhe më praktik, ku pavarësisht se ku gjendet fermeri, ka mundësi të fus informatat në të dhe gjithsesi të sheh gjendjen në fermë. Aplikacioni softuerik është i rëndësishëm edhe për institucionet, Ministrinë e Bujqësisë dhe AUVK. Gjithsesi është i rëndësishëm edhe për institucionet hulumtuese shkencore, siç janë Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, apo edhe për konsumatorin që është shkalla e fundit, sepse përmes kësaj ka informacion të detajuar prej nga vijnë prodhimet prej kafshëve d.m.th qumështi që konsumatorët tonë e kanë çdo ditë në tryezat e tyre, ka informacion të saktë se prej cilave ferma vjen, prej cilave kafshë vjen, a janë ato kafshë të kontrolluara etj”, ka thënë, Nysret Veliu, Ekspert i mbarështimit të bagëtive.

Edhe fermerët tjerë kanë mirëpritur futjen në funksion të këtij aplikacioni, i cili sipas tyre u ka sjellë shumë lehtësira.

“Falënderojmë Bashkimin Evropian për financimin e këtij projekti për instalimin softuerit për mbajtjen shënimeve në fermat e Kosovës. Ky softuer na ka ndihmuar shumë për mbajtjen e shënimeve për fermë. Ka shumë shënime që futen në të siç është mbarështimi, datat e shënimit kur është mbarësuar, kur ka me pjell lopa, kur del në tharje, mjekimet e ndryshme gjatë ecurisë së punës. Ka probleme që duhet të shënohen siç janë mastitet dhe sëmundjet e ndryshme. Kemi pas edhe trajnime në fermë, ku jemi trajnuar si përdoret në kompjuterët tonë. Ne si fermerë kemi qenë pak skeptik, sepse është përvoja e parë që kemi filluar me shënimet kompjuterike nëpërmjet softuerit po me kalimin e kohës dhe në bazë të trajnimeve që i kemi bërë është lehtësuar puna shumë edhe për neve. Kemi këtu disa të dhëna, është raporti për fermë, është lista e veprimit në të cilën duhet të futemi për të shënuar secilën ngjarje gjatë ditës që mund të ndodh në fermë. Kemi mbarështimet. Këtu për shembull është një lopë që duhet ta shënojmë datën a ka mbetur mbarsë apo jo”, ka deklaruar fermeri Argjent Jetishi.
Nga ana tjetër, Shefi i Divizionit për Blegtori në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arsim Memaj ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë edhe e Odën e Veterinerëve është arritur që të dizajnohet një aplikacion softuerik praktik dhe lehtë i aplikueshëm.

“Mbi bazën e të dhënave që po marrim nga terreni nga fermerët, por edhe nga veterinerët janë softuer shumë praktik dhe që në të ardhmen shpresoj që do të mbuloj kërkesat edhe të fermerëve, por edhe të vetë veterinerëve. Ne vazhdimisht gjatë punës në terren kemi punuar për sensibilizimin e fermerëve për regjistrimin e të dhënave në nivel të fermës. Të dhënat janë numerike të dëshmuara në nivel të fermës që krijojnë idenë e orientimit të politikave zhvillimore dhe lehtësojnë menaxhimin e fermës”, deklaroi Memaj.
Pas përfundimit të projektit, aplikacioni do ti dorëzohet Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, ku përmes projektit mund të marrin mostrat nga mbi 2 mijë fermerë që janë furnizues të industrisë së qumështit në Kosovë dhe plani është që ky aplikacion të instalohet në të gjitha fermat komerciale.

Aplikacioni softuerik është zhvilluar në kuadër të projektit “Siguria e Ushqimit dhe Mbarështimi i Blegtorisë në Kosovë”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga konsorciumi Opera, Pan Livestock dhe Instituti Zooprofilaktik Eksperimental i Breshias.

Bashkimi Evropian ua lehtëson bujqve punën në menaxhimin e fermës

Falë investimeve dhe trajnimeve të organizuara nga Bashkimi Evropian, shumë fermerë kanë nisur përdorimin e softuerit për menaxhimin e blegtorisë në Kosovë. Për realizimin e një aplikacioni janë angazhuar të gjitha hallkat e sektorit të blegtorisë dhe që momentalisht është duke u përdorur nga 136 fermerë…..

Publiée par Media Consult sur Mercredi 20 février 2019